Ndryshe nga demokratët, aleati i tyri, kryerepublikani Fatmir Mediu e përmban euforinë e fitores nga marrëveshja e 5 Qershorit, kur thotë se opozita nuk ka dalë e fituar nga dakordësia e arritur me mazhorancën.

Reforma Zgjedhore thotë se duhet të kulmojë me dy kërkesa të kahershme të opozitës, të cilat nuk janë pjesë e marrëveshjes së arritur me mazhorancën.

Me rezerva flet edhe për lëshimin që sipas tij bëri opozita duke hequr dorë nga kryesimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Mendon ndryshe nga kolegët e tij të rreshtuar në kampin opozitar, të cilët janë shprehur se në zgjedhje do të garojnë edhe në nivel kryetari me listat e partive të tyre.

Lojë të inskenuar nga Kryeministri Rama e cilëson përplasjen e krijuar me opozitën parlamentare në kuvend, duke ironizuar kërkesat e kësaj të fundit në këmbim të miratimit të ligjit të ri elektoral.

Mediu thotë se reforma elektorale do të jetë e mangët nëse nuk pasohet nga një reformë politike.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/